Kryeprokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic ka deklaruar se së shpejti do të ngrejë akuza të reja për krimet e kryera në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Deklarata e Vukcevic vjen një ditë pas vizitës së kryer në Beograd nga kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, i cili kërkoi më shumë angazhim nga Serbia për kapjen e të kërkuarve.

Vukcevic ka bërë të ditur se me Brammertz ka diskutuar edhe për cështjen e Ramush Haradinajt, e cila është kthyer për rigjykim në Hagë.

Më tej kryeprokurori serb ka shprehur bindjen e tij se raporti i ardhshëm i homologut të Hagës për Serbinë do të jetë pozitiv.

Gjatë qendrimit të tij në Serbi, Brammertz tha se i shumëkërkuari Ratko Mlladic fshihet në Beograd dhe se hetimet për gjetjen e tij janë përqendruar tek mbështetësit e tij.

Top Channel