Besimtarët myslimanë në Prishtinë po festojnë ditën e Kurban Bajramit, duke u falur e lutur në Xhaminë e Madhe të kryeqytetit kosovar.

Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava ka uruar kosovarët për këtë festë, e cila sipas tij forcon ndjenjën e besimit dhe humanizmit.

“Dita e Kurban Bajramit troket në ndërgjegjen e besimtarit, e zgjon atë për ta rikthyer tek krijuesi, për të marrë dhe kryer detyrime që dalin nga porositë e Kur’anit dhe profetit Muhamed”, është shprehur Tërnava.

Ai ka theksuar gjithashtu se kjo festë mbush zemrën e besimtarëve me mëshirë dhe me ndjenjën për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Top Channel