Kryetari i Klubit kosovar për Politikën e Jashtme, Veton Surroi ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë është një tregues emancipimi.

“Kjo gjë ndodh në shumë demokraci dhe kur mungon legjitimiteti i qeverisjes, atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Fakti që Kosova po e bën këtë gjë ashtu si vendet e tjera demokratike është inkurajues”, është shprehur Surroi.

Por, duke folur për BBC, Surroi ka theksuar se në këto zgjedhje nuk duhet të përsëritet fenomeni i grabitjes së votave, që u verifikua sipas tij në zgjedhjet e kaluara.

“Ajo që do ta dëmtonte këtë imazh është përsëritja e parregullësive dhe vjedhjet e votave, sikundër ndodhi në zgjedhjet e mëparshme”, ka shtuar Surroi.

Top Channel