Qytetarët kroatë nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e mundshëm të vendit të tyre në Bashkimin Evropian.

Kështu thotë një sondazh i kryer nga institucionet lokale, sipas të cilit një kroat në 4 e sheh hyrjen në BE si dicka pozitive, ndërsa një në tre negativisht.

Sipas sondazhit, vetëm 38 për qind e të anketuarve do të votonin pro anëtarësimit në rast të një referendumi, ndërsa 43% do të votonin kundër.

Kroacia është vendi ballkanas që ndodhet më pranë anëtarësimit të plotë në BE, gje që gjithësesi është vënë në dilemë nga vendet anëtare për shkak të “lodhjes nga zgjerimi”.

Top Channel