Edita Tahiri, një deputete për tre legjislatura e Kuvendit të Kosovës, rrezikon të mos zgjidhet sërish në Parlament.

E shkëputur vite më parë nga LDK, ajo krijoi një listë të vet zgjedhore që në 2007-ën iu bashkangjit PDK-së së kryeministrit Thaci.

Por, megjithëse marrëveshja me PDK është rinovuar, ajo dhe disa zyrtarë të lartë, ish-ministra në qeveri, nuk janë përfshirë në listën e kandidateve.

Vetë Tahiri ka deklaruar se do të kërkojë sqarime nga kryeministri Thaci, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i PDK-së.

“Jemi pajtuar që këta kandidatë do të jenë në listë në bazë të marrëveshjes së vitit 2007. Unë kam qenë me shërbim në Shqipëri dhe kur u ktheva dje mora vesh se kandidatët e lëvizjes time nuk janë në listë. Do kontaktoj me kryeministrin Thaci për të kërkuar sqarime”, ka deklaruar Tahiri.

Top Channel