Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Avokatët mbrojtjës thonë se ligji nuk i pengon politikanët që janë nën akuzë të kandidojnë në zgjedhje.
Duke iu referuar ministrit Fatmir Limaj dhe ish-komandatit të UÇK-së, Azem Syla, edhe kryeministri Thaçi deklaroi se zgjedhjet janë një proçes demokratik dhe askush nuk duhet të hiqet nga listat përveçse për arsye ligjore.
Avokati Tom Gashi sqaron se ligji nuk e ndalon kandidimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
“Nesë dikush është nën hetime zyrtare, nuk e ndalon që të jetë në listat zgjedhore të partisë që është çertifikuar. Meqenëse nuk ka pengesa për kandidim atëherë ajo automatikisht lejohet. Nuk është rasti i parë as Fatmir Limaj, as Azem Syla, ka plot persona të tjerë të cilët kanë qenë nën hetim”, tha avokati Gashi.
Top Channel