Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka ftuar vendet anëtare të BE-së që nuk kanë ratifikuar MSA-në me Serbinë, që të bëjnë sa më shpejt një gjë të tillë.

Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është i domosdoshëm dhe do të shtyjë Beogradin që të përmbushë detyrimet e tij ndaj gjykatës së Hagës.

“Bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës do të mundësonte progres në afrimin e Serbisë drejt BE-së dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka deklaruar Kacin.

Bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës dhe kapja e të kërkuarit Ratko Mlladic i janë vendosur Serbisë si kushte nga disa vende anëtare për afrimin me BE-në.

Top Channel