Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një organizatë kriminale ballkanase, të përbërë nga shtetas serbë, malazezë dhe disa sllovenë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, organizata në fjalë në bashkëpunim me celula të tjera kriminale kishte furnizuar dhe shpërndarë në veri të vendit fqinj dhe vende të tjera të Evropës sasi të konsiderueshme kokaine, gjatë viteve 2007-2009.

Operacioni u drejtua nga agjentët e anti-drogës së qytetit të Milanos, të koordinuar nga Drejtoria Investigative Antimafia.

Sipas DIA-s, nga hetimet e kryera ka rezultuar se krerët e organizatës ndodhen në Serbi dhe Slloveni, prej nga drejtonin trafiqet.

Burimet shtojnë më tej se operacioni u krye pas dy vjet hetime në bashkëpunim me policinë e Beogradit dhe atë të Lubjanës. Në pranga kanë përfunduar disa dhjetra persona.

Top Channel