Kriza ekonomike globale po i godet rëndë banorët e rajonin të Ballkanit Perëndimor dhe ky është njëri nga faktorët që po ndikon negativisht dhe në besimin e tyre tek institucionet.

Ky është një nga përfundimet e sondazhit të përvitshëm të realizuar nga Gallup-i-, një firmë konsulencash e specializuar në kryerjen e sondazheve, në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin- një inisiativë e fondacioneve evropiane që mbështet inisiativat të cilat synojnë afrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Sondazhi, i cili njihet si Monitori ballkanik, synon të ndjekë fenomenet dominante në 7 vendet aspirante për anëtarësim në bllok. Për edicionin e tij të dytë u intervistuan nga një mijë vetë në secilin vend për një sëri çështjesh: që nga gjendja ekonomike, tek korrupsioni, besimi në institucione, deri tek dëshira për të migruar.

Nje nga punonjesit e Gallup, Anderzej Pirkal I tha BBC-se ishin befasuar nga fakti qe situata ekonomike nuk është përmirësuar pas një viti të vështirë në 2009-ën. Kjo do të thotë se situata materiale e njerëzve nuk është në gjendje më të mire, eshte shprehur ai.

Top Channel