Bashkia: Xhamia është parashikuar

16/11/2010 16:00

Bashkia e Tiranës reagoi ndaj deklaratave të sotme të Ministrit të Transporteve Sokol Olldashi.

Zëdhënësi i bashkisë deklaroi se është e trishtueshme kur një ministër prish qetësinë e kësaj dite paqeje fetare.

“Xhamia e re është parashikuar në planin francez dhe mbi atë plan mbështetet gjithë angazhimi ynë. Zoti e faltë delen e Perëndisë që ka humbur në kostumin e ministrit të partisë”, tha zëdhënësi Florion Serjani.

Top Channel