Atentate me zjarr kundër ndërtesave dhe mjeteve të komunave kanë ndodhur në orët e fundit në Athinë dhe Selanik, ku një mjet ka shpërthyer përpara selisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re.

Atentatet me mjete shpërthyes të tipit artizanal të përdorura zakonisht nga anarkistët, kanë ndodhur në vigjilie të revoltës së Politeknikut që në 1973.

Kjo revoltë i hapi rrugën rënies së Kolonelëve dhe që nesër do të mbyllet me një manifestim të madh.

Top Channel