Shtëpia e një serbi në Zveçan është sulmuar mbrëmë pas mesnatës me bombë. Sipas Qendrës për Informim të Kosovës nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës dhe me atë rast është dëmtuar vitrina e lokalit që është pjesë e shtëpisë së familjes Stojkovic.

Ky është rasti i tretë i sulmit ndaj kësaj banese. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel