Përfaqësuesit e partive politike kanë nënshkruar sot Deklaratën e përbashkët lidhur me mbarëvajtjen e procesit elektoral të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale të Republikës së Kosovës pajtohen për respektimin e deklaratës së përbashkët, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor 2010. Kjo deklaratë nuk e zëvendëson asnjë rregull ekzistuese dhe në asnjë mënyrë nuk e shfuqizon ligjin në fuqi për zgjedhjet. Partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre solemnisht marrin përsipër dhe i premtojnë njëri tjetrit dhe popullit të Kosovës se do t’i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuar me ligj”, thuhet në preambulën e Deklaratës.

Duke folur në këtë ceremoni,Qendra për Informim e Kosovës, citon ushtruesin e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili vlerësoi se deklarata sotme “është një lloj kodi për zgjedhjet e lira të fshehta dhe demokratike”.

Top Channel