Tahiri: Regjistrimi i popullsisë do të bëhet
15/11/2010 11:30
Kosova është një prej vendeve të para në rajon që organizata ndërkombëtare për monitorim i ka dhënë dritën e gjelbër për të bërë regjistrimin e popullsisë në pranverën e vitit 2011.
“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të bërë një gjë të tillë dhe të informacionet në media se shpërbërja e Qeverisë mund ta pengojë këtë proces nuk qëndrojnë”, konfirmoi ministrja në largim e Administratës Publike, Edita Tahiri.
Sipas Telegraf, ministrja tregoi kushtet që ka plotësuar MAP me bashkëpunëtorët e saj për të marrë konfirmimin për regjistrim dhe për fondin prej 11 milionë euro.
Top Channel