Sot nënshkruhet deklarata mes partive
15/11/2010 09:00
Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi takohet sot me përfaqësuesit e subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
Sipas RTK-se, me këtë rast do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike dhe të Subjekteve Elektorale.
Do të nënshkruhet për kodin e sjelljes lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit.
Top Channel