Kosova përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërkohë që qeveria e re do të përballet me mundësinë e bisedimeve për të ashtuquajturat “çështje praktike” me Beogradin.

Analisti amerikan, James Pettifer, mendon se bisedime të tilla mund të shoqërohen me rreziqe dhe qeveria e Kosovës mund të mos jetë e përgatitur.

Pettifer është autor i disa librave për Ballkanin dhe thotë se është duke shkruar një histori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai mendon se bisedime të tilla përveçse i rrisin Serbisë legjitimitetin dhe imazhin në komunitetin ndërkombëtar, shoqërohen me rreziqe.

“Qeveria e Kosovës nuk është sa duhet e qartë për rreziqe të tilla. Sepse është e lehtë të fillosh të bisedosh për këto gjëra, por pastaj mund të vihesh përpara trysnisë për të biseduar mbi diçka tjetër”, ka deklaruar Pettifer për VOA.

Top Channel