Pas kërkimeve intensive është gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë të zhdukur, Valtrim Krasniqi nga fshati Qallapek i komunës së Pejës.

Krasniqi ishte zhdukur në mesditën e së mërkurës bashkë me kushëririn e tij Arbiasin, i cili ishte gjetur po atë ditë i vdekur.

Ujërat e lumit Buhovc janë bërë edhe më të rrëmbyeshme dhe kanë shkaktuar vërshime në anët e Pejës, si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë ditëve të fundit.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i 7-vjeçarit Valtrim Krasniqi është gjetur rreth orës 13.00 të ditës së hënë në lumin Bistrica, në fshatin Këpuz të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibra ka konfirmuar se njësitë kërkimore që u angazhuan në këtë operacion e kanë gjetur 7-vjecarin dhe trupi i tij tashmë u është dorëzuar familjarëve.

Për gjetjen e fëmijës janë angazhuar edhe njësitë e FSK-së, ekipi i zhytësve nga Gjakova, si dhe njësi tjera.

Top Channel