Në regjistrin elektronik të OKB-së, i cili përmban të dhënat bazë për shtetet anëtare, është zhdukur termi “maqedonas” me të cilët identifikoheshin banorët e këtij vendi si dhe gjuha të cilën ata përdorin.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave Ministria e Jashtme në Shkup ka reaguar duke i dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Ndërkohë, misioni maqedonas pranë OKB-së ka marrë garancinë nga drejtuesit e organizuatës se kjo “ndërhyrje e paautorizuar teknike” do të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel