Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka bërë të ditur se dialogu me Kosovën për vizat do të fillojë së shpejti.

Në një intervistë për “Journal”, të cilët i referohet RTK-ja, Lunacek ka thënë se ky dialog pritet të ndodhë brenda disa javësh.

E pyetur nëse Kosova i ka përmbushur kushtet për nisjen e dialogut për vizat, Ulrike Lunacek tha se është e bindur se Kosova i ka arritur ato standarde.

Megjithatë, ajo nuk deshi të japë përgjigje të prerë nëse zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Kosovë, do të jenë pengesë për të nisur dialogun e shpejtë për liberalizim të vizave.

Top Channel