Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaron se Kosova nuk ka nisur përgatitjet për dialog me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë për gazetën ‘Koha Ditore’ se Kosova mbetet ende në pozicionin e deklaruar edhe më herët sa u përket përgatitjeve për bisedime.

“Jemi në atë pozicion që kemi qenë edhe më herët. Bisedimet fillojnë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë e pas konsolidimit të Qeverisë”, ka thënë Kuçi.

Top Channel