KQZ në Kosovë ka njoftuar sot se në këtë institucion janë regjistruar të 29 subjektet politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Drejtori ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani ka deklaruar për BBC se tani vjen faza e verifikimit të kandidatëve, përfshirë ata që janë nën hetim.

“Zyra për regjistrimin e partive pranë KQZ-së ka një afat shtesë për verifikimin jo vetëm të listës së kandidatëve, por edhe renditjes së tyre, duke pasur parasysh se 30 për qind e të emëruarve në listë duhet të jenë gra”, ka deklaruar Peqani.

Dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë ishte vonuar për shkak të numrit të madh të koalicioneve parazgjedhore dhe përplasjeve të regjistruara mes partive politike.

Top Channel