Të mërkurën, bataljoni rezervë taktik për manovra në kuadër të KFOR it, do të mbajë një stërvitje fushore në kampin “Rigas Ferreros” afër Ferizajit. Komandanti i KFOR it, gjeneralmajor Erhard Buhler do të jetë i pranishëm në trajnimin e batalionit të tij rezervë taktik.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është që të stërviten dhe të përforcohen edhe më tej procedurat standarde operacionale mbi teknikat dhe taktikat.

Stërvitja është pjesë e një cikli trajnues, që ka për qëllim që të shtojë ndërveprimin dhe aftësitë e KFOR it si dhe të demonstrojë që trupa paqeruajtëse është e aftë të reagojë ndaj çdo sfide, në çdo kohë dhe në çdo vend, pavarësisht nga reduktimi i trupave të veta.

Top Channel