Raundi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin lokal në Greqi ka rezultuar pozitiv për socialistët, të cilët kanë fituar përfundimisht në 8 prej 13 qarqeve të mëdha të vendit,përfshi midis tyre edhe atë të Athinës.

Fitore historike e socialisteve konsiderohet gjithashtu fakti qe kane marre per here te pare pas 25 vitesh dy bastionet me te fuqishme te konservatoreve, bashkine e Athines dhe te Selanikut, por kane humbur bashkine e Pireut.

“Kemi fituar, kemi fituar kete shans te ri per te ndryshuar Athinen. Kjo fitore eshte fitorja juaj, fitore e qytetareve te Athines,qe jane plot shprese dhe duan te marrin pjese ne kete ndryshim”, thotë Jorgos Kaminis kryebashkiaku i ri i Athines.

Karakteristika me e madhe e ketyre zgjedhjeve qe ka treguar edhe mosbindjen politike te qytetareve greke ndaj sistemit politik, ka qene mospjesmarrja qe ka kapur shifren rekord prej 55%,ndersa edhe fletevotimet e pavlefshme jane me shume se 10%.

Kryeministri Papandreu në mesazhin drejtuar popullit grek në mbrëmjen e se dielës ka interpretuar rezultatin zgjedhor si një mbështetje për vazhdimësinë e reformave antikrizë të qeverisë së tij.

“Sot por edhe pas rezultateve te se dieles se shkuar, qytetaret na treguan rrugen qe duhet te ndjekim. Na kerkuan te vazhdojme kete ecuri dhe te zbatojme kete stabilitet politik dhe social ne menyre qe gjithe kjo perpjekje te jete e sukseshme”, tha Papandreu.

Qeveria Papandreu ka deklaruar se do të negociojë ne ditet e ardhshme me përfaqësuesit e FMN dhe BE për zgjatjen e kohës së shlyerjes së kredisë ekonomike prej 110 miliard eurosh që ka marre vendi.

Athina zyrtare ka ripërsëritur se nuk do të marrë masa të ashpra financiare, megjithë defiçitin e rritur nga rishikimi i EUROSTAT-it për vitin 2009,por sipas mediave vendase sektori publik do te preket perseri nga reduktimi i rrogave dhe i bonuseve, si edhe nga shkurtimi i dhjetera mijera vendeve te punes.

Top Channel