Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Deficiti buxhetor në Greqi në vitin 2009 ka qenë më negativ nga sa ishte llogaritur në fillim, duke rezultuar më i larti në zonën euro.
Deficiti i vendit fqinj vitin e kaluar ka arritur në kuotën 15.4% të prodhimit ekonomik vjetor, ka deklaruar zyra evropiane e statistikave, EUROSTAT.
Shifra në fjalë është më e lartë se ajo e raportuar në muajin prill, që ishte 13.6 për qind.
Për shkak të rishikimit, Greqia ka deklaruar se deficiti i saj për vitin 2010 do të shkurtohet në 9.4 për qind dhe jo 7.8 % sa u tha më parë.
Vlerësimi i fundit vjen në një moment kur Athina zyrtare po përpiqet të reduktojë deficitin përmes masave anti-krizë, që kanë shkaktuar protesta në mbarë vendin.
Shteti helen po vizitohet gjithashtu nga zyrtarë të FMN-së dhe BE-së, të cilët do të vendosin nëse të lëshojnë ose jo fonde të tjera.
Top Channel