Shefi i ICO-së, Piter Feith ka përshëndetur nënshkrimin e Kodit të Mirësjelljes nga partitë politike të Kosovës, në kuadër të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Përmes një deklarate për shtyp, Feith ka ftuar subjektet politike kosovare që në zgjedhjet e ardhshme të tregojnë përgjegjësi dhe maturi.

“I përgëzoj partitë politike për nënshkrimin e Kodit të Mirësjelljes. Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të rregullta janë prioritet i BE dhe ne dëshirojmë që të shohim plotësimin e standarteve”, ka deklaruar Feith.

Ai ka theksuar se partitë politike kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e një ambjenti të mirë për zgjedhjet, përmes sjelljes së tyre.

“Përkrahja e Kodit të Mirësjelljes me fjalë dhe me vepra është një mënyrë për të treguar përkushtimin ndaj integrimit evropian”, ka shtuar Feith.

Top Channel