Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell bëri thirrje për proces të pastër zgjedhor me 12 dhjetor.

“Procesi i pastër zgjedhor nënkupton që rezultati i zgjedhjeve të reflektoj vullnetin e votuesve kosovarë”, tha ambasadori amerikan pas ceremonisë së nënshkrimit të kodit të sjelljes nga subjektet politike, bën të ditur RTK.

Diplomati amerikan u shpreh optimist se KQZ-ja do të arrijë të menaxhojë me sukses procesin zgjedhor.

Top Channel