Bosnje, pranga të kërkuarit serb
15/11/2010 16:10
Policia boshnjake ka arrestuar sot në Banjallukë një qytetar serb, të akuzuar për ushtrim genocidi në territorin e Srebrenicës.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar 38 vjecari Dragan Cërnogorac.
Sipas burimeve, ai dyshohet se bashkë me ushtarë të tjerë serbë ka ushtruar genocid ndaj banorëve boshnjakë të Srebrenicës.
Burimet kanë shtuar më tej se arrestimi i 38 vjecarit është bërë me urdhër të prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.
Top Channel