Parlamenti i ri i Republikës Serbe të Bosnjes ka inauguruar Milorad Dodik si president të vendit.

Që nga fund i luftës së Bosnjes, shteti është i ndarë në dy entitete, në Republikën Serbe të Bosnjes dhe në Federatën Myslimano-Kroate.

Secila ka Parlamentin, qeverinë dhe presidentin e vet, por janë edhe të lidhura me një qeveri të përbashkët.

Dodik vazhdimisht ka paralajmëruar se do të organizojë një referendum për t’u ndarë nga Bosnja, nëse dikush kërcënon status quo-në e tanishme. Në inaugurimin e tij mori pjesë presidenti serb Boris Tadic.

Top Channel