Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Maqedonia duhet të jetë e bashkuar për të arritur anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Duhet një konsensus i qendrueshëm etnik dhe politik, pasi të ndarë nuk do të na pranojnë as në organizata bamirësie, jo më në NATO dhe BE”, ka pohuar Ahmeti.

Duke folur në Universitetin e Evropës jug-lindore në Shkup, Ahmeti ka theksuar se duhet një angazhim i të gjithëve, nga klasa politike, ajo shoqërore e deri tek ato akademike.

“Dua që nga ky vend dhe nga ky moment ta përsëris edhe njëherë se për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër përvec anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shtuar Ahmeti.

Ndërsa ambasadori amerikan Philip Reeker ka hedhur mbi autoritetetet shtetërore të vendit përgjegjësinë lidhur me procesin e anëtarësimit në NATO.

“Do të varet nga ju se cfarë do të ndodhë me Maqedoninë pas samitit të radhës të NATO-s në Lisbonë. Ne ju mbështesim në gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit dhe në proceset e integrimit të plotë të vendit”, ka deklaruar ai.

Top Channel