Zgjedhjet për pushtetin lokal në Greqi që u konsideruan politikisht  tepër vendimtare  për të ardhmen e vendit, përfundimisht janë karakterizuar nga nje indiferencë tepër e madhe shoqërore.

Me shume se 55% e grekëve  kanë preferuar mospjesmarrjen, si një tregues të mosbindjes civile, pavarësisht thirrjeve të partive politike.

Sipas rezultateve zyrtare pas numërimit të mbi 50% të votave partia socialiste PASOK kryeson në 8 prej 13 qarqeve të vendit, përfshi edhe Athinën duke siguruar një shumicë votash në rang vendi që i jep një diferencë nga 4 deri në 5% prej konservatorëve.

Surpriza e madhe e këtyre zgjedhjeve duket se është marrja nga socialistet e Bashkisë së Athines që ka qenë bastion i së djathtës qysh prej vitit 1987. Por kanë humbur Bashkinë e Pireut pas shumë vitesh, ndërsa japin një betejë të ashpër për Bashkinë e Selanikut.

Sipas dy sondazheve të fundit që u publikuan pas mbylljes se kutive të votimeve, grekët janë të zemëruar, të indinjuar, të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga gjithçka që ndodhi vitin e fundit në vend dhe 56% e tyre vlerësojne se Greqia po shkon drejt një falimentimi të mundshëm.

Gjithsesi në mesazhin drejtuar popullit grek në mbrëmjen e se dielës kryeministri Papandreu ka interpretuar rezultatin zgjedhor si një mbështetje për vazhdimësinë e reformave antikrizë të qeverisë së tij.

Athina zyrtare ka ripërsëritur se nuk do të ndërmarrë masa të ashpra financiare, megjithë defiçitin e rritur nga rishikimi i Eurostat-it për vitin 2009, që do deklarojnë në mesditën e se hënës, përfaqësues nga Brukseli.

Në kryeqytetin grek ndodhen edhe përfaqësuesit e FMN dhe BE me të cilët qeveria Papandreu do të negociojë për zgjatjen e kohës së shlyerjes së kredisë ekonomike prej 110 miliard eurosh që ka marre vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA