Topi nderon ushtarët britanikë

14/11/2010 16:50

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marre pjesë në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës se Dytë Botërore.

Në këtë ceremoni të përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ishin të pranishëm edhe Ambasadorja britanike, Fiona Mekiluam, Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Maksim Malaj, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shumë qytetarë.

Pas shërbesës fetare dhe mbajtjes së dy minutave heshtje, Presidenti Topi u përul me respekt para memorialit të 46 ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarakeve dhe civilëve britanikë ,si dhe sakrificat e vetëmohimin e tyre gjatë luftërave të ndryshme, duke vendosur një kurorë me lulëkuqe, simbolin e Ditës së Kujtesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA