PS sërish akuza ministrit Vasili

14/11/2010 17:20

Partia Socialiste akuzoi sërish Ministrin e Shëndetësisë për abuzime me tenderat e blerjes së medikamenteve.

Deputeti Eduard Shalsi tha se ministri Petrit Vasili duhet të japë llogari për kontratat abuzive me kompaninë “Megafarma”.

“Çfarë di zoti Vasili për kompaninë Megafarma? Si është e mundur që gjatë vitit 2010, pra gjatë periudhës kur zoti Vasili ka qenë Ministër i Shëndetësisë, kjo kompani ka fituar një numër shumë të madh tenderash nëpër spitalet e Shqipërisë?! Çfarë e bën të veçantë kompaninë Megafarma që të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme xhirot gjatë vitit 2010?”, deklaroi deputeti Shalsi në një konferencë për shtyp.

Top Channel