Protestat në Dukat, vetëm Qetsori në burg

14/11/2010 18:35

Gjykata e Vlorës liroi sot 14 nga 15 të arrestuarit pas protestave të dhunshme me policinë pak ditë më parë në Orikum e  Dukat.

13 nga 15 të arrestuarit për çështjen u gjykuan në sallën e gjyqit ndërsa njëri prej tyre Albert Hibraj, në spitalin e qytetit ku ndodhet i plagosur.

Ata tashmë do duhet të paraqiten në polici deri në përfundim të gjykimit që do zhvillohet në gjendje të lirë.

I vetmi që mbeti në qeli është Qetsor Ferunaj, fituesi i Big Brotherit i cili do të dale përpara gjykatës pasi të mbushë 72 orë nga ndalimi i tij.

Pas lirimit të të ndaluarve, banorët e Dukatit gjatë një mbledhjeje të organizuar theksuan edhe njëherë vendosmërinë e tyre për t’i vazhduar protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave të tyre.

Top Channel