Kriza, opozita: Qeveria përgjegjëse

14/11/2010 16:05

Opozita e Bashkuar ka bërë përgjegjëse qeverinë për mos zgjidhjen e krizës politike në vend, një fakt ky që përforcohet më tej sipas zëdhënësit Preç Zogaj edhe nga refuzimet e njëpasnjëshme të kryeministrit kundrejt ofertave të hedhura në tryezë nga koalicioni opozitar.

“Opozita e Bashkuar vendosi të hidhte një hap tjetër për të zgjidhur krizën duke hequr dorë nga fletët e votimit. Hetimi parlamentar që kërkon tani opozita do të fokusohet tek materialet zgjedhore dhe tek problemet e tjera zgjedhore të listuara në raportin e OSBE/ODHIR-it”, u shpreh Zogaj.

Duke bërë përgjegjëse qeverinë për refuzimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian, Zogaj theksoi se protestat e opozitës do të kenë kryfjalë sërish transparencën, por edhe dështimet e njëpasnjëshme të kabinetit aktual qeverisës.

“Kemi vendosur që t’i drejtohemi sërish qytetarëve që të derdhen në sheshet e bulevardet e protestave për të manifestuar për të manifestuar dinjitetin e tyre njerëzor dhe demokratik dhe për të mbështetur kërkesën e opozitës. Kryefjala e protestave të reja do të jetë sërish transparenca si një problem jetik i demokracisë, por do t’i bashkangjitet edhe integrimi si një aspiratë e mbështetur nga mbi 96 përqind e shqiptarëve”, tha zoti Zogaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA