“Tuneli”, në pranga i shumëkërkuari

14/11/2010 16:20

Pas disa aksionesh me radhë, RENEA ka mundur të arrestojë në Koplik një prej më të kërkuarëve të Malësisë së Madhe. Ahmet Bajramaj 66 vjeç, u prangos gjatë një operacioni special të RENEA-s të koduar “Tuneli”.

Bajramaj ka vrarë për arsye gjakmarrjeje 14 vjet më parë Zenel Hotin dhe Gjykata e Shkodrës e ka dënuar atë me 25 vjet burg.

Bajramaj i është fshehur policisë për vite me rradhë, duke ndërtuar tunele në banesat ku jetonte dhe duke u larguar nga ato në rast të ndonjë operacioni. Kete radhe policia i ka bllokuar tunelin dalës.

“Për kapjen e shtetasit Ahmet Bajramaj, nga ana e strukturave të policisë janë organizuar edhe operacione të tjera më parë, ku ky shtetas ka arritur t’i shmanget kapjes duke iu kundërpërgjigjur forcave të policisë me armë zjarri si dhe duke u fshehur në disa tunele me dalje të ndryshme, të cilat ishin ndërtuar prej tij, për t’i shpëtuar operacioneve policore”, deklaroi në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica.

Në banesën e të kërkuarit u gjetën 4 automatik kallashnikov me dhe 500 fishekë automatiku, 2 pistoleta me 80 fishekë pistolete, 1 çifte, 1 palë dylbi snajperi, 1 silencator, si edhe një paruke me flokë të zeza për t’u maskuar. I arrestuari do t’i shtohet edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA