Zjarri i madh në autostradë

13/11/2010 20:15

Mjeti “Iveko”, i cili u shkrumbua në mesditë në një pikë karburanti në autostradë, transportonte zift të nxehtë e për rrjedhojë konsiderohet si rrezik zjarri.

Makina, tashmë e djegur tërësisht, duhej të dërgonte ziftin për shtrimin e një rruge në dalje të Tiranës dhe në castet që tre punonjësit italianë kanë ndaluar që ta furnizojnë me naftë, cdo gjë ka ndryshuar për pak sekonda.

Dëshmitarët thonë se të tre punonjësit, të friksuar, kanë braktisur automjetin në flakë e të njëjtën gjë kanë bërë edhe persona të tjerë që ndodheshin aty.

Derisa zjarrfikësit kanë mbërritur, mjeti “Iveko” me targa italiane është shkrumuar komplet e së bashku me të edhe dy distributorë të pikës së karburantit.

Një zjarrfikës ishte mes personave të parë që mbërritën në vendngjarje. “Kishte vetëm zjarr, shumica e njerëzve ishin larguar. Shtrimë dy linja, me shkumë dhe me ujë dhe zjarri u eleminua plotësisht në katër minuta”, ka treguar ai.

Policia e Tiranës ka shoqëruar tre shtetasit italianë, si dhe ka marrë dëshminë e punonjësve të kësaj pike karburanti.

Ngjarja pritet të mbyllet, sipas ekspertëve, si një rënie zjarri aksidentale. Nga ana e tyre, punonjës të kushteve të sigurimit të karburantit thanë se kishte pak mundësi qe depozita të merrte flake, pasi menjëhere në situata të tilla valvulat e furnizimit të naftës mbyllen automatikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA