Një zjarr i madh ka rrezikuar shpërthimin e një pike karburanti në autostraden Tirane – Durrës.
Një makine me zift është djegur tërësisht teksa po furnizohej me karburant, ndërsa flaket dhe tymi kanë mbuluar te gjithe zonen.
Ngjarja ka ndodhur në Kashar në kilometrin e pestë të autostradës Tiranë-Durrës, në një kamion me bitum, ku udhëtonin edhe tre shtetas italianë.
Vatra e zjarrit është krijuar për shkak të clirimit të nxehtësisë nga lënda e ngarkuar në mjet. Flake të mëdha kanë shpërthyer më pas, ndërsa depozitat e pikës së karburantit nuk janë rrezikuar, pasi është aktivizuar sistemi i sigurisë automatik.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët. Policia ka devijuar lëvizjen e makinave në këtë zonë, deri në qetësimin e situatës.
Top Channel