Vendimi për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian ka dhënë efekte të menjëhershme në lëvizjen e shqiptareve.
Agjencitë turistike apo të udhëtimit thonë se që në ditët e para ka patur rritje të kërkesave për bileta udhëtimi për turizëm apo për qëllime të tjera.
“Kemi kërkesa të larta për bileta. Është vënë re rritje ditët e fundit”, tha Sava Bardhi, presidente e “Sava Tours”.
Operatoret presin qe kerkesa per udhetime jashte vendit te rritet me rreth 10 perqind kete periudhe te vitit, krahasuar me ate te nje viti me pare.
“Ndryshe nga vitet e tjera kur shitja e biletave ishte me e madhe per emigrantet qe vinin ne Shqiperi, kete vit presim te ndodhë e kunderta, domethënë të ketë kërkesa për bileta nga Shqipëria drejt vendeve europiane. Krahasuar me dhjetorin vjet presim 5-10 % rritje te shitjeve”, thotë Edvin Kepi, drejtor shitjes në BellAir..
Edhe agjentet turistikë ne vend presin rritje te shitjeve te paketave qe ato ofrojne per udhetime jashte vendit. Rritje qe ka filluar te duket qe keto dite.
Sipas operatoreve turistikë dhe kompanive te transportit ajror liberalizimi i vizave nuk do te shoqerohet me rritje cmimesh per keto sherbime, madje mund te ndodhë nje fenomen teresisht i kundert. Mund te kete ulje te cmimeve per shkak te rritjes se konkurrences mes operatoreve.
Liberalizimi i vizave do te krijoje gjithashtu me shume mundesi per turistet shqiptare per te perfituar nga paketa turistike me te larmishme si udhetimi me krocera apo per te vizituar ishuj ku deri tani vajtja ishte e pamundur per shkak te moslejimit te kalimit tranzit neper vende qe te cojne ne keto ishuj.
Top Channel