Bashkimi Europian paralajmëron qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë se udhëtimi pa viza nuk do të thotë qendrim pa limit, vende pune apo përfitime sociale.

Komisionerja për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom gjatë një konference për shtyp në Sarajevë, tha se abuzimi masiv me lirinë e re të udhëtimit do te coje automatikisht në rivendosjen e regjimit të vizave.

“Nëse Komisioni vëren se ka një abuzim sistematik, pa dyshim që liberalizimi i vizave, liria e vizave do të terhiqet. Shpresoj të mos arrijmë në këtë fazë”, ka deklaruar Malmstrom.

Ndërsa Melkior Vatelet, sekretar i Shtetit për Migracionin në Belgjikë, shpjegon të gjitha kufizimet:

“Liberalizimi i vizave nuk do të thotë se ju lejohet të kërkoni azil, të merrni para, të përfitoni përkrahje sociale nga vendet anëtare, apo të punoni në Bashkimin Europian”, ka sqaruar Vatelet.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian hoqi vizat për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe disa vende të bllokut patën ankesa për një rritje të beftë të emigrantëve të paligjshëm dhe pretendimeve të pabaza për azil.

Kryeministri boshnjak, Nikola Spiric i tha popullit se liberalizimi i vizave nuk është një e drejtë pa detyrime dhe kjo kërkon sjellje të përgjegjshme.

Qeveria boshnjake po planifikon një fushatë informimi për publikun, përfshirë broshura dhe reklama në televizione dhe radio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA