Sa do të jetë rritja ekonomike?

13/11/2010 21:00

Në komisionin e ekonomisë janë ndezur sërish debatet për projektbuxhetin e vitit 2011. Opozita ka kontestuar parashikimet optimiste të qeverisë për rritjen ekonomike gjatë vitit të ardhshëm.

“Rritja ekonomike për vitin që vjen parashikohet të jetë 5.5%. Ndërkohë, do të rriten investimet private”, ka deklaruar Endrit Lama, drejtor i politikave makroekonomike në Ministrinë e Financave.

Por opozita ka reaguar duke kërkuar sqarime të detajuara nga përfaqësuesi i qeverisë. “Sipas parashikimeve tona, rritja do të jetë rreth 3% dhe jo 5.5 sic thoni ju”, ka deklaruar nënkryetarja e komisionit, Mimi Kodheli.

“Cili është ndryshimi i matjeve që bëni ju me ato që bën FMN?”, ka pyetur pas saj deputeti socialist Arben Malaj.

“Ne përdorim të njëjtën metodologji me FMN-në, por gjykimi në fund i ngelet ekonomistit dhe ekonomistët nuk janë të njëjtë”, është përgjigjur Lama.

Maxhoranca ka kërkuar miratimin e këtij projektbuxheti, pasi ky do të jetë buxheti i investimeve të mëdha. Por opozita vëren rënie të shpenzimeve qeveritare në disa sektorë.

“Ky është buxheti i investimeve të mëdha. Në këtë buxhet nuk parashikohet rritje e barës fiskale. Vëllimi i investimeve për buxhetin qëndror do të ketë një rritje me 30%, ndërsa për buxhetin lokal kemi 10 miliardë dollarë investime”, ka deklaruar zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Por ju keni parashikuar më pak fonde për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin”, ka replikuar deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Gjatë javës që vjen në këtë komision pritet të diskutohen të ardhurat, investimet dhe pjesë të tjera të këtij buxheti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA