Punonjësit e bashkisë së Vlorës dhe te institucioneve në varësi të saj kanë zhvilluar një protestë në qytet kundër vendimeve të fundit të qeverise që sipas tyre cënojne pavaresinë e pushteti lokal dhe bien ndesh me Kushtetutën e vendit.
“Është për të ardhur keq që për shkak të mentalitetit të tij arkaik, Berisha dhe qeveria e tij, me dashje nuk arriti të përvijojë me ligje dhe të luajë rolin e tij përkundrejt qeverisjes vendore, si garant i standarteve minimale kombëtare në vend, por përkundrazi, në mjaft raste ka absorbuar dhe vazhdon të absorbojë pushtetin vendor dhe në emër të gjoja “standardit kombëtar” ka ndërhyrë haptazi politikisht në çështjet vendore, duke prodhuar vetëm konflikte institucionale, shkelje të Kushtetutës, si dhe kufizim të instrumentave financiarë, fiskalë dhe rregullatorë, që mundësojnë një ushtrim autonom dhe real të funksioneve tona bazë në shërbim të qytetarëve tanë”, tha Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Kryetari deklaroi se kryeministri Berisha nuk po mban premtimet per kete qytet, ndaj bashkia ka gati nje plan te saj per investime .
Nderkohe protesta ka patur edhe ne Cerrik. Drejtues lokalë te kesaj bashkie i kanë vene qeverise katër kushte, qe lidhen me rimbursimin e kasave, te detyrimeve ndaj ujësjellësave dhe grantet per pagat.
“Dy dite me pare perfaqesues te pusheti lokal te drejtuar nga socialiste, protesuan ne Tirane. Keto protesta sipas tyre do te vijojne te te gjitha qytetet e Shqiperise ku deri ne plotesimin nga qeveria te kerkesave te tyre”, tha nënkryetari i bashkisë, Florenc Doka.
Top Channel