Parashikohen qindra milionë lekë shpenzime për tre institucionet kryesore që luftojnë krimin e organizuar.
Referuar buxhetit për vitin 2011, Prokuroria e Përgjithshme, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe Shërbimi Informativ Shtetëror pjesën dërrmuese të buxhetit do e shpenzojnë për ambiente të reja dhe shumë pak për pajisje që lidhen me punën.
Duke i ndarë në zëra të veçantë, SHISH parashikon të kryejë për vitin 2011 rreth 77 milionë e 500 mijë lekë investime, të cilat do të shkojnë rreth 3.5 milionë lekë për orendi zyrash, kurse pjesa e mbetur prej 74 milionë lekë është parashikuar të kontraktohet për aparate zbulimi në shërbim të aktivitetit agjenturor.
Prokuroria e Përgjithshme ka një buxhet prej 134 milionë lekësh, vetëm për investime kapitale.
Konkretisht organi i akuzës do t’i shpenzojë paratë e vëna në dispozicion për hartimin e projekteve në shumën 2.3 milionë lekë, për godinën e re rreth 76 milionë lekë dhe rikonstruksione gati 9 milionë lekë.
Pjesa dërrmuese e buxhetit të prokurorisë, prej 46 milionë lekë, do të investohet për blerjen e pajisjeve.
Të njëjtin planifikim ka vendosur edhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, të cilit i janë akorduar nga buxheti i shtetit për investime gati 185 milionë lekë.
Prej disa vitesh gjykatat kanë hyrë në një fazë të rëndësishme ndërtimi nga e para, ndryshim planesh për rikonstruksion etj.
Top Channel