Përdhunoi minorenen, arrestohet 52-vjecari
13/11/2010 11:40
Shefqet Koromani 52 vjeç nga Skrapari eshte arrestuar sot ne mengjes pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një të miture 16 vjecare.
Vajza e shoqëruar nga prindëritë e saj ka mberritur diten e djeshme në policinë e qytetit të Çorovodës ku ka denoncuar fqinjin e saj për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë në banesën e saj, pasditen e djeshme në kohën ajo ndodhej vetem ne shtepi.
Pas marjes së këtij denoncimi uniformat blu kanë bërë ndalimin e 52-vjeçarit, ndërkohë që tashmë pritet zhvillimi i hetimeve për të zbardhur këtë ngjarje. I akuzuari se do të përballet me veprën penale të “ kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë”.
Top Channel