Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka konfirmuar se, pavarësisht deficitit të rritur nga rishikimi i EUROSTAT për vitin 2009, nuk do të ketë shkurtime të reja.

“Nuk do të ketë shkurtime të reja rrogash dhe pensionesh, as shkurtime të vendeve të punës dhe as rritje taksash”, ka deklaruar Papandreu.

Duke folur 24 orë nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, kreu i qeverisë greke ka siguruar se lufta për të shpëtuar vendin do vazhdojë pa “pesha shtesë”.

“Mund të arrijmë të garantojmë rimëkëmbjen dhe të vazhdojmë luftën për të shpëtuar vendin pa pesha shtesë”, ka shtuar Papandreu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA