Një javë burg për 52 euro

13/11/2010 15:25

Vetëm 52 euro mangët dhe nuk dispononin as biletën e kthimit me vete. Për këto motive cifti Iljazi nga Zhelina e Tetovës u izoluan për më shumë se një javë në burgun e aeroportit të Brukselit.

Dy te moshuarit kishin deklaruar se vinin per te pare djalin e tyre dhe do te qendronin me pak se nje muaj.  Per 27 dite, belget perllogariten se ata duhet te kishin nga 38 euro ne dite secili. Pra, 2052 euro te dy bashke, qe te mund te kalonin kufirin e Belgjikes. Prinderit e gjore te Mehmedit kishin ne xhep vetem 2000 euro.

“E kundershtoj kete vendim sepse ata vijne per te vizituar familjen, djalin e tyre dhe kane te ardhura”, thote Drita Dushaj, avokate e familjes Iljazi.

Sipas avokates se ceshtjes,  38 euro per dite qendrimi, legjislacioni belg i parashikon ne rastet e aplikimit per vize shengen ne konsullate, cfare nuk eshte rasti per shtetasit e Maqedonise, te cileve ju njihet prej nje viti e drejta per te levizur lirshem ne zonen shengen.
 
Edhe pse djali i tyre bleu bileten e kthimit, dhe ofroi parate qe mungonin, zyra e te huajve refuzoi lirimin, me dyshimin se ata vinin ne Belgjike per te bere  bashkim familjar, procedure per te cilen duhej kerkuar nje vize e posacme.

Kthimi i dhunshem ishte percaktuar  te merkuren pasdite por me nderhyrjen e avokates Dushaj ne Bruksel, Gjykata e Shkalles se Pare gjobiti me 15 mije euro autoritetet belge duke i ndaluar te kthejne me force ciftin Iljazi deri ne 15 nentor, ne diten kur po e njejta gjykate do te vendoste per lejimin e tyre ose jo ne territorin e Belgjikes.

Fadil dhe Mazese Iljazi, te cilet per nje jave u mbajten ne kushte izolimi, te ofenduar, vendosen te kthehen vullnetarisht ne Maqedoni, pasi nuk mund te duronin me diskriminimin e autoriteteve belge.

Ne momentin qe nje person ve firmen ne dokumentin e kthimit vullnetar, cdo vendim gjykate qe gjobit per sjellje jo korrekte shtetin belg anulohet. Mehmedi nuk mundi t’i takoje prinderit e tij, diten qe ata u larguan.

”Te gjitha kushtet nuk jane te parashtruara. Nga janari 2010 qytetaret nuk jane te informuar se cilat jane kushtet qe duhen per te udhetuar. Shpresoj qe shteti belg dhe shtetet e tjera te vendosin kushte te sakta”, tha avokatja.

Ambasada e Maqedonise ne Bruksel u akuzua per mosveprim nga cifti Iljazi, pasi nuk mbrojti interesat e ketyre qytetareve. Por kjo ambasade u mbrojt me argumentin se autoritetet belge nuk lejuan diplomatet maqedonas te takojne shtetasit e tyre te mbajtur ne kushte izolimi ne territorin nderkombetar te aeroportit.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA