Pas pesë ditësh bllokimi ka filluar sot lëvizja në rrugën nacionale Shkodër-Hani Hotit që u bllokua për shkak të vërshimit të përrenjve.
Gjatë gjithë natës së mbrëmshme, kohë dhe kur ka pushuar vërshimi i përrenjve është punuar për riparimin e rrugës dhe sot paradite është bërë e mundur vënia në lëvizje e kamionëve të bllokuar.
Bllokimi prej pesë ditesh i kësaj rruge transeuropiane ka krijuar anomali tepër të mëdha kryesisht me trajlerat me targa të huaja që lëvizin tranzit nëpër Shqipëri dhe që kanë destinacione vende të ndryshme të Europës.
Kanë qënë me dhjetra kamionë në të dy anët e rrugës që kanë pritur hapjen e rrugës nacionale.
Rruga Shkodër Hani Hotit u bë e pakalueshme pak ditë më parë kur prurjet e përrenjve dëmtuan urën 5 km larg doganë së Hanit të Hotit.
Rruga Shkodër-Hani i Hotit për shkak të prurjeve të përrenjve si dhe për faktin se në këtë rrugë po bëhen punime për zgjerimin e rrugës, është bllokuar dy herë gjatë tre javëve të fundit.
Top Channel