Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka deklaruar se Serbia mund të anëtarësohet në BE vetëm pasi të ketë bashkëpunuar plotësisht me gjykatën e Hagës dhe pasi të ketë normalizuar raportet me Kosovën.

“Serbia mund të plotësojë kriteret e Kopenhagenit vetëm pasi të ofrojë fakte për bashkëpunimin me Hagën dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën”, është shprehur Kacin në një shkrim autorial në portalin “Euraktiv”.

Eurodeputeti ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për të kërkuar mendimin mbi kandidimin e Serbisë mundëson hapjen e një faze të re në integrimet evropiane për këtë vend.

“Por Brukseli e ka kushtëzuar afrimin e Serbisë me dialogun me Prishtinën dhe Hagën”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA