Dje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u prezantua raporti për Kosovën, ku vendet anëtare kërkuan nisjen sa më shpejt të dialogut Prishtinë-Beograd.

Por pala kosovare mendon ndryshe. Sipas analistit politik Driton Lajci, do të ishte më mirë që qeveria e re dhe ligjore që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit të merrej me bisedimet.

Edhe ministri i Brendshëm kosovar në largim, Bajram Rexhepi është shprehur se më e frytshme do të ishte që bisedimet të nisin pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Do të ishte më mirë sikur bisedimet të nisnin pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe formimit të qeverisë së re që do të dalë prej tyre”, ka deklaruar Rexhepi.

Edhe zyrtarë të tjerë kosovarë, pavarësisht krahut politik të cilit i përkasin, janë shprehur se institucionet e reja që do formohen pas zgjedhjeve duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për bisedimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA