Berisha: Rama do ta marrë përgjigjen në zgjedhje
13/11/2010 12:25
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama do të marrë përgjigjen e qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit.
Duke folur nga Lezha, ku inauguroi rrugën e Vaut të Dejës, kryeministri theksoi se qeveria e mbajti premtimin për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.
“Rama deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse humbte zgjedhjet por nuk e bëri. Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i japin përgjigjen që meriton”, tha Berisha.
Top Channel