Bashkia e Cërrikut ka protestuar kundër shkeljes së autonomisë vendore. Protesta është shtrirë në katër kushte, ku sipas nënkryetarit Florenc Doka vendimet e pushtetit qendror po rëndojnë ekonominë e pushtetit lokal.
Sipas Dokës, rimbursimi i kasave fiskale për biznesin nga pushteti vendor shkakton humbjen e rreth 8 milionë lekëve të reja nga të ardhurat e bashkisë.
Gjithashtu bashkia proteston edhe kundra rimbursimit të energjisë së ujësjellësave, ku më parë kjo shumë paguhej nga qeveria.
Një pikë tjetër që rëndon përsëri në arkën pushtetit lokal, është edhe tkurrja e grantit të pagave nga qeveria, e cila nga 30% që ishte ka shkuar në 18%.
Sipas Dokës, nga të gjitha këto vendime të qeverise në arkën e bashkisë mbeten vetëm 600 mijë lekë të reja, vlerë kjo tepër e papërfillshme për të kryer investime në qytet.
Sipas tij bashkia e Cërrikut do të vazhdojë protestat paqësore pa ndërprerë aktivitetin e saj në shërbimet për komunitetin.
Top Channel